16/05/2024
Kosovë

Nesër shqyrtohet raporti për Kosovën në Këshillin e Evropës, priten rezultate pozitive

    Të mërkurën do të mblidhet Komiteti për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, ku pritet të votohet raporti i Dora Bakojanis, raportuese për Kosovën në KiE.

    Në Kosovëm presin që raporti të marrë dritën e gjelbër dhe të kalojë për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare, i cili do t’i hapte rrugë më pas vendimit final nga Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme.

    Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës janë optimistë se Kosova do të anëtarësohet në Këshill të Evropës në muajin maj, ndërkaq lajme pozitive presin edhe nga opozita dhe shoqëria civile.