20/05/2024
Maqedoni

“Nëse je musliman mos voto” – sërish fletushka dhe grafite nëpër Çair të Shkupit

    Në disa lokacione në Çair të Shkupit qytetarët kanë hasur në fletushka dhe grafite të shkruara me porositë “Nëse je musliman – Mos voto”, “Ke frikë Allahun, mos voto…”, “Mos voto”, etj.


    Këto porosi më tepër fetare nuk po dihet se nga kush po shpërndahen dhe se ato ishin hasur edhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Por disa prej tyre kanë edhe mesazhin e bojkotit.

    Kjo fushatë e fshehtë vjen një ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të raundit të dytë por edhe sot gjatë ditës së votimit. Që zgjedhjet e kreut të shtetit të kenë sukses, është e nevojshme që të dalin për të votuar mbi 40 për qind e 1.814.317 votuesve të regjistruar, pra të paktën 725.727 zgjedhës.(INA)