27/07/2024
Maqedoni

Mjekët dalin në protestë: Politikanët të vënë gishtin në kokë dhe të na trajtojnë siç duhet

    Ne protestojmë për të treguar se nuk tërhiqemi nga kërkesat tona për rritje pagash. Nëse nuk na dëgjojnë do të kthehemi sërish dhe në numër më të madh, thanë përfaqësuesit e Sindikatës së Shëndetësisë të cilët janë mbledhur sot në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë.

    Punëtorët shëndetësorë në organizatën e Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, të përkrahur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) protestuan për punësim jo selektiv, përshtatje të pagave sipas Ligjit për pagë minimale dhe rritje të koeficienteve si shtesa në paga.

    “Me protestën dëshirojmë të shprehim pakënaqësinë tonë për aneksin e panënshkruar të Marrëveshjes Kolektive dhe të theksojmë pashmangshmërinë, përkatësisht domosdoshmërinë e nënshkrimit të saj menjëherë pas formimit të qeverisë së re”, tha Ljubisha Karanfilovski, kryetar i Sindikata e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale.

    Sindikata përkujtoi edhe shqetësimin në komunitet për eksodin e stafit mjekëso jashtë vendit.

    “Ka një eksod të madh në shëndetësinë tonë. Kemi dalje maksimale në të gjitha profilet. Është koha që të gjitha partitë politike të vënë gishtin në kokë. Mos e çoni veten deri në atë pikë që të importojmë punëtorë shëndetësorë dhe staf nga vendet e treta”, tha kryetari i Sindikatës së Qendrës Klinike, Predrag Serafimovski.