09/05/2024
Botë

“Mafia shqiptare ka arritur të punojë me Ndrangheta”, prokurori italian: Të aftë të sjellin vetë tonelata me kokainë

    Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë një ndër pikat kryesore të emisionit investigativ “Report” në Rai 3.

    Sipas investigimit thuhet se mafia shqiptare ka bërë një rritje në cilësi. Lidhur me këtë ka folur prokurori i Napolit, Nicola Gratteri, i cili ka deklaruar se mafia shqiptarë tashmë është strukturuar dhe ka arritur që të krijojë lidhje me mafien famoze N’Drangheta.

    Për emisionin “Report”, Gratteri, thotë se mafia shqiptare është e fortë pasi vjen nga një vend ku korrupsioni është shumë i përhapur. Si rrjedhojë sipas prokurorit organizatat kriminale të cilat vijnë nga Shqipëria janë të pasura, të forta dhe të pushtetshme.

     “Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga shtet ku ka një korrupsion të përhapur. Kështu organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë menjëherë të pasura, të forta dhe të pushtetshme. Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe ka arritur të punojë në bashkëpunim me N’Drangheta”, thotë ai, teksa më tej shton se mafiat shqiptare janë të aftë që në mënyrë të pavarur të sjellin në Itali dhe në Europë tonelata kokaine.

    “Ka disa vite që e shohim edhe në Amerikën e Jugut dhe është e aftë që edhe në mënyrë të pavarur të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata kokaine”, shton ai.