17/05/2024
ShowBiz

Luna erdhi në jetë, a e uroi Arbana çiftin?

    Ditën e sotme erdhi në jetë Luna Ejlli, vajza e Kiarës dhe Luizit. Çifti publikoi një foto të bebushes, duke zbuluar vetëm dorën e saj. Postimi u mbush me komente urimi si dhe mori shumë pëlqime, duke kaluar shifrën e 100 mijë. Ndër urimet, ajo që ra më shumë në sy ishte e Arbana Osmanit, ish-moderatores së ‘Big Brother VIP Albania’.

    ‘Me jetë të gjatë e të lumtur Luna bashkë me ju’- shkruan Arbana.

    Mesa duket, raporti mes saj dhe çiftit Ejlli është i mirë dhe nuk ka asnjë hatërmbetje.