27/04/2024
ShowBiz

Luiz Ejlli rikthehet sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

    Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli do të rikthehet sot në Prime-in e spektaklit dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga moderatori, Ledion Liço.

    Pak detaje janë dhënë për rikthimin e Luiz Ejllit në BBVA, por pjesëmarrja e tij të shtunën do të shënojë padyshim një kthesë të shikueshmërisë, duke marrë parasysh ndikimin që kishte pasur vetë ky personazh në edicionin e kaluar.

    Moderatori i BBVA-, Liço deklaroi në puntatën e kaluar se këngëtari do të ndajë mendimet dhe opinionet e tij për situatat në shtëpi.

    “Është përfolur më së shumti këtë kohë, a do të hyjë, çfarë do të bëjë. E kam fjalën për fituesin e edicionin të kaluar të Big Brother VIP. Luiz Ejlli do të jetë i ftuar të shtunën, ku do të na shoqërojë gjatë gjithë mbrëmjes”, tha prezantuesi.

    Në nominim për këtë javë janë Françeska Murati, Ilnisa Agolli, Roza Lati dhe Sara Karaj.