21/06/2024
Lajme Maqedoni

Ky është parashikimi i motit për sot

    Moti sot do të jetë me vranësira të konsiderueshme. Pasdite dhe gjatë natës me reshje të shiut, më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 10 deri në 17 gradë.Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe gjatë natës me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15 gradë Celsiusë.