30/05/2024
Kosovë

Kurti: Të martohen burrë me burrë, reagon ashpër Ahmet Kalaja: Harram e paç besimin e besimtarëve

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Kosova synon që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Përendimor, pas Malit të Zi, që do t’ia ofrojë qytetarëve të saj të drejtën e bashkimit civil të së njëjtës gjini.Kurti gjatë fjalimit të tij në Bundestagun gjerman për shënimin e 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Europës të organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD), ai tha se po punohet që në një të ardhme shumë të afërt ta kalojnë Kodin Civil në të cilin përfshihet dispozita për bashkimin civil të të njëjtit seks.“Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”- tha Kurti, duke shtuar se Kosova e meriton të jetë pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

    Pas këtij njoftimi të Kurtit, ka resguar ashpër hoxha nga Tirana, Ahmet Kalaja.

    “Kurrë mos ta mundësoftë Allahu!

    Amin!

    Harram e paç besimin e besimtarëve!!!” ka shkruar Ahmet Kalaja