06/05/2024
Maqedoni

KSHZ: Rezultatet e para jozyrtare do t’i shpallim rreth mesnatës

    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) rreth mesnatës do t’i shpallë rezultatet e para jozyrtare të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

    “Ne kemi një tjetër konferencë për shtyp në orën 19:30 në të cilën do të bëhet e ditur pjesëmarrja totale në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Meqenëse të dhënat nga Komisionet Komunale Zgjedhore i marrim me ndihmën e IT-së, shpresojmë se para mesnatës do të kemi më shumë se 50 për qind të rezultateve dhe do të mund t’i shpallim”, tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në orët e pasdites një konferencë për shtyp.