Jetmir Salajt “s’po i del e keqja” me produksionin e Big Brother Vip dhe me opinionistët. E si duket akuzat e tij s’kanë përfunduar, duke mos kursyer as opinionisten Ori Nebiaj.
Në llogarinë e tij në “Instagram”, Jetmiri ka postuar një “instastory” në të cilën ka shkruar: Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën tënde znj. Deputete.
Ky status ka qenë për Orin, e cila aktualisht është edhe deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.