Jetmir Salaj ka vendosur që këtë të shtunë të ndërpresë garën e Big Borther Vip 3, duke hequr kështu dorë përfundimisht nga çmimi i madh. Pasi prej ditësh ishte në diskutim qëndrimi i tij, njëherë thoshte do dal dhe një herë jo, ai ka vendosur që të largohet përfundimisht.
Ai u “përcoll” nga banorët me debate të forta, por para se të largohej nuk qëndroi pa thënë dhe dy fjalë.
Jetmiri risolli dy rrëfime të Julit dhe të Romeos, të cilave nuk i është kushtuar mjaftueshëm vëmendje.
“Meqë Juli dhe Romeo më tërhoqën vëmendje po i ndihmoj. Me gojën e tyre kanë pranuar, Juli në rastin e tij se si ka abuzuar me të drejtën publike duke përmendur emrin e një personazhi publik ku ka marrë pjesë në një tender publik, kam falsifikuar tenderin dhe jam bërë pjesë e këtij falsifikimi dhe këtë e ka thënë me gojën e tij Jul Deda duke bërë pjesë palë të treta. Kemi një Romeo i cili pretendon që bridhte me një motor të vjedhur, bënte letra fallco dhe doja të shfaqej edhe kjo”, tha Jetmiri.