27/04/2024
Kosovë

Ja kush janë dy vrasësit në Kosovë, vranë të riun dhe kalimtaren

    Polica e Kosovës ka publikuar fotot e dy autorëve të dyshuar për vrasje të dyfishtë mbrëmë në Prishtinë.

    Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar.

    Personat e dyshuar janë vëllezërit Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha. E gjithë ngjarja e këtij incidenti me armë zjarri u zhvillua në mes dy grupeve në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë. Një burrë vdiq dje në vendin e ngjarjes, më 26.03.2024 dhe një grua tjetër vdiq sot, më 27.03.2024 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e këtij incidenti, raportojnë mediet kosovare.