30/05/2024
ShowBiz

Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ bëhet pjesë e ‘BBV3’ si një banor më i ri! (FOTO&EMRI)

    Shkëlqim Bega është zyrtarisht banori më i ri i shtëpisë së ‘BBV3’ i cili do të bëhet pjesë e saj në ‘Prime-n’ e nesërm.

    Si një prej të përzgjedhurve nga loja e ‘Giveaway-t’ ai do të hyjë si një ‘banor i thjeshtë’.

    Por ai nuk është dhe aq ‘i thjeshtë’ dhe i panjohur për publikun. Edhe pse produksioni e quan një ‘përzgjedhje rastësore’, Shkëlqimi është një personazh familjar për ‘Top Channel-in’ pasi ka qenë një ndër ish-konkurrentët e emisionit ‘Për’puthen’.