17/04/2024
ShowBiz

Ikonë e Teatrit shqiptar, Mehdi Malkaj feston ditëlindjen, sa vjeç bën sot?

    Mehdi Malkaj ka lindur në 20 mars të vitit 1952 në qytetin e Memaliajt dhe këtë vit feston 72-vjetorin e lindjes.

    Malkaj ka qenë një nga aktorët më këmbëngulës në protestat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ishte ai që preku gjithë shqiptarët me sytë me lot kur TK u hodh në tokë.

    Ai njihet për role të spikatura si ai i Xha Brahos ne telekomedinë “Gjuetia e fundit” ne fundvitin 1992. Me 1 janar 1993 papritmas të gjithë flasin për këtë personazh që mbante psikologjinë e një populli si barrë në kurriz, por aktori që e luante me aq mjeshtri nuk njihej. Që nga ai moment të gjithë e njohin atë si “Xha Braho” dhe pak e pershendesin ne emer.

    1987: Përrallë nga e kaluara (Milo budallai); 1990: Jeta në duart e tjetrit (roli i nje pijaneci); 1990: Shpella e piratëvet (babai i Lolos); 1992: Gjuetia e fundit (Xha Braho); 1993: Qind për qind (Bajrami); 1994: Nekrologji ; 1994: Oreksi i madh 1995: Plumbi prej plasteline ;1996: Gjithe fajet i ka paraja; 1996: Oktapodi; 1997: Dashuri me krisma ; 1998: Nata; 1999: Po vjen ai; 2002: Njerez dhe Fate (serial televiziv); 2005: Kush ma martoi vajzën; 2005: Trapi i vjetër; Epopeja e supes; 2006: Pocari; 2008: Ne dhe Lenini (Emil Bregu); 2011: Ngushtë.