30/05/2024
Maqedoni

Grubi shfaqet me valixhe para komunës së Çairit: Le të japin dorëheqje, le të shkojnë në shtëpi

    Artan Grubi nga BDI sot u paraqit në konferencë për shtyp para komunës së Çairit me valixhe. Grubi tha se valixhja është për opozitën shqiptare, nga e cila kërkoi që të deponojnë dorëheqjet.“Tani merre valixhen edhe ec te shtëpia. Valixhja është kështu e vogël, se kaq janë të vogla punët e tyre, por siç tha edhe Skender Rexhepi-Zejdi, le ta mbajnë fjalën njëherë në jetën e tyre dhe le të dorëhiqen ashtu siç thanë, le të bëhen burra, le ta mbajnë fjalën, le ta marrin këtë valixhe, po ua lëmë bakshish dhe le të shkojnë në shtëpi”, tha mes tjerash Grubi.