11/10/2024
Lajme Maqedoni

Gratë dhe vajzat i vriten në Kosovë, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu del e bën fushatë për Maqedoninë

    Kosova përgjatë kohëve të fundit është tronditur nga ngjarje të rënda kriminale. Gratë janë flijuar nga burrat e tyre dhe për gjithë këtë insitucionet s’kanë marrë masa konkrete për t’I parandaluar. Jo më larg se disa ditë më parë Gjyljeta Ukella u ekzekutua nga bashkëshorti i saj para syve të vajzës së tyre të madhe.

    Një javë më par një 21 vjeçare u vra para ambienteve të qendrës sociale në Kosovë. Gjithë këto raste dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, doli me një deklaratë duke thënë se janë duke punuar.

    Për mediat ajo tha se institucionet e Kosovës po punojnë për t’ i parandaluar këto raste, mirëpo asgjë nuk po ndodh dhe rastet e tilla më tepër po shtohen. E në vend që ministrja të punojë për sigurinë e vendit të saj, të grave të Kosovës, ajo vrapon duke bërë fushatë për koalicionin “VLEN” në Maqedoni, duke harruar kështu që shtetasit e Kosovës nuk kanë të drejtë vote në Maqedoni.