18/05/2024
Botë

Gafa e kryeministrit libanez, ngatërron Melonin me asistenten e saj, e pret me puthje e përqafime (Video)

    Kryeministri libanez Najib Mikati ka ngatërruar kryeministren italiane Georgia Meloni me asistenten e saj.

    Teksa po priste lideren italiane që të zbriste nga avioni në aeroportin e Bejrutit, Mikati e ka ngatërruar me asistenten  e saj Patrizia Scurti  e cila zbriti para Melonit. Në video shihet teksa ai e mirëpret me përqafime.

    Pak vonë por stafi i tij e lajmëroi menjëherë për gafën e bërë, duke i shpjeguar se Giorgia Meloni,  ndodhej ende në avion.