08/12/2024
Lajme Maqedoni

“Fronti Europian” improvizon seancë, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar Kuvendi

    Në një seancë të improvizuar të Kuvendit, Fronti Europian zgjodhi për kryetar Kuvendi Ziadin Selën.

    Me seancën e improvizuar u kryesoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

    “Konstatoj se me 120 “për”, deputeti Ziadin Sela është zgjedhur kryetar i Kuvendit të RMV-së. Më lejoni që në emrin tuaj dhe në emrin tim, deputetit Ziadin Sela të ia uroj zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të RMV-së dhe i uroj suksese në punë”, tha Ahmeti, pas çka Sela bëri edhe “betimin” e improvizuar.Pas zgjedhjes së Selës për kryetar Kuvendi, “Fronti Europian” ka improvizuar edhe zgjedhjen e Bujar Osmanit për president, me çka edhe ai bëri betimin e tij.