20/05/2024
Maqedoni

Fronti Europian hap shtabin në Dollnen/ Sela: Do të maksimalizojmë votën në nivel republikan

    Pas Krushevës, Fronti Europian ka vazhduar aktivitetet parazgjedhore në komunën e Dollnenit ku para të pranishmëve fjalë rasti ka pasur bartësi i listës në njësinë e V-të zgjedhore, Ziadin Sela, kandidati për president Bujar Osmani, kandidati për deputetë Musa Xhaferi dhe Fehmi Skender si dhe kordinatori i Zonës së V-të zgjedhore, Kreshnik Bekteshi.

    Ziadin Sela theksoi se po garojnë që si Front të maksimalizojnë votën në nivel republikan.