20/05/2024
ShowBiz

FOTO/ Të përfolur për pasuri marramendëse, kush është bashkëshorti i Mayës që akuzohet se ka dhunuar këngëtaren

    Lajmi i një dite më parë, se këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Maya Aliçkaj, është pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj ka habitur publikun.

    Kjo pasi këngëtarja ka treguar gjithmonë në intervistat e saj se ka një marrëdhënie të shkëlqyer dhe të suksesshme me partnerin e saj prej 13 vitesh, babin e djalit të saj.

    Arben Ulbirch (Arben Shuaipi) është urdhëruar nga togat e zeza që të mos i afrohet këngëtares Maya në një perimetër prej 200 metrash. Madje, ai nuk duhet të shkojë as në vilën që çifti ka në zonën rezidenciale në Mullet.

    Çifti është përfolur vazhdimisht për një pasuri marramendëse, duke përfshirë dhe dy vila në zonat më të shtrenjta në periferi të kryeqytetit. Në media është përfolur gjithashtu se këngëtarja Maya ka bërë kërkesë për zgjidhjen e martesës disa muaj më parë.