04/05/2024
Botë

FOTO/ Njihuni me 10 njerëzit më të pasur në botë, sipas Forbes

    Revista e famshme Forbes ka publikuar listën e përvitshme të njerëzve më të pasur në botë dhe duket se numri i miliarderëve sa vjen edhe po rritet. Sipas Sky.com, rreth 2,781 njerëz kanë një vlerë të përbashkët prej 14.2 trilion dollarësh.

    Lista e Forbes përmban 200 njerëzit më të pasur në botë, por ne po të sjellim 10 prej tyre.

    Lista kryesohet nga Bernard Arnault dhe familja

    75-vjeçari Bernard Arnault dhe familja është personi më i pasur në planet, me një pasur neto prej 233 miliardë dollarësh. Ai jeton në Francë dhe ka në pronësi 75 marka të mirënjohura në botë, duke nisur që nga moda e deri te kozmetika. Arnault, nën ombrellën e LVMH, ka në pronësi edhe Louis Vuitton dhe Sephora.

    Elon Musk

    Elon Musk, ndonëse nuk është më në vendin e parë, sërish qëndron bindshëm në listë. CEO i Tesla dhe SpaceX ka një vlerë prej 195 miliardë dollarësh

    Jeff Bezos

    Themeluesi i Amazon, ka një pasuri prej 194 miliardë dollarësh.

    Mark Zuckerberg

    Themeluesi i Facebook dhe grupit META është gjithashtu pjesë e listës dhe posedon një pasuri prej 177 miliardë dollarësh, në moshën 39-vjeçare.

    Larry Ellison

    Ai është themeluesi i softuerit Oracle. Me një pasuri me vlerë prej 177 miliardë dollarësh, ai ka përdorur bizneset e tij për të ruajtur dhe marrë informacion.

    Warren Buffett

    Investitori dhe CEO i konglomeratit shumëkombësh “Berkshire Hathaway”, 93 vjeç, ka një pasuri me vlerë 133 miliardë dollarë.

    Bill Gates

    Gates vijon të mbetet në listën e 10 njerëzve më të pasur në botë dhe ka një pasuri neto prej 128 miliardë dollarësh.

    Steve Ballmer

    Steve ka qenë CEO i Microsoft, një shkallë poshtë Gates, por duket se e ka pozicionuar veten në listën e famshme të Forbes. Ai posedon një pasuri prej 121 miliardë dollarësh.

    Mukesh Ambani

    Kompania e tij, “Reliance Industries”, është korporata më e madhe e sektorit privat në Indi, me interesa në shitje me pakicë, shërbime financiare, naftë dhe gaz, petrokimike, telekomunikacion dhe shërbime financiare, duke e bërë atë me vlerë 116 miliardë dollarë. Ai është edhe i ati i Anant Ambani, i cili ftoi për të performuar në dasmën e tij Rihanna-n dora vetë.

     

     

    .