21/05/2024
Lajme Maqedoni

FAKT, flasin shifrat: Arben Taravari me VLEN-in nuk arritën të marrin as votat e Aleancës për Shqiptarët në 2020

    Maqedonia e Veriut më 24 prill ju nënshtrua zgjedhjeve Presidenciale. Dy grupimet politike shqiptare që morën pjesë në zgjedhje me kandidatët e tyre ishin Fronti Europian me Bujar Osmanin të cilër arritën të marrin 13.37% të votave dhe koalicioni VLEN me Arben Taravarin të cilët arritën të marrin një rezultat dërmues, vetën 9% të votave.

    Asnjë prej tyre nuk ia doli që të kalojë në raundin e dytë pasi kandidatja Gordana Silanovska dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski fituan më shumë vota.

    Nga këto rezultate ajo që u vu re dhe është duke u analizuar është fakti që Arben Taravari, i cili pas largimit nga Aleanca për Shqiptarët garoi me siglën e VLEN nuk arriti të marrë as votat e Aleancës në zgjedhjet e vitit 2020.

    Pa çka se ai ditë e natë del me deklarata të rrejshme duke thënë se ka mbështetjen e shqiptarëve, rezultati i këtyre zgjedhjeve tregoi krejt të kundërtën. Siç shihet dhe nga grafiku, nëse bëjmë një krahasim me vitin 2020 ku vetëm Aleanca për Shqiptarët me Ziadin Selën arriti të merrte 81.620 vota, Arben Taravari në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit mori rreth 80 mijë vota, shkruan news33.tv.

    Ndërsa, fronti tjetër politik, Fronti Europian me Bujar Osmanin arritën të marrin rreth 121 mijë vota.

    Ajo çfarë po thuhet dhe po flitet në Maqedoni dhe Shqipëri është dështimi i Taravarit, i cili pasi tradhëtoi Aleancën për Shqiptarët, pësoi rënien e tij të radhës politike!