28/04/2024
ShowBiz

Egla plas bombën: Një personazh i njohur i botë të TV më ka ngacmuar seksualisht, ja kush është


    Aktorja e njohur dhe aktualisht banore e shtëpisë së “Big Brother” ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme, teksa ka deklaruar se një personazh televiziv që del çdo mbrëmje në ekran e ka ngacmuar seksualisht. Ngjarja, sipas Egla Cenos, ka ndodhur vite më parë.

    Ajo tregoi se kur kishte shkuar të kërkonte punë, ky personazh i ka kthyer përgjigjen “po varet”, me Eglën që sot aludon se episodi ka qenë një ngacmim seksual.

    “Po kërkoja punë nëpër Tiranë dhe shkoj te Piramida që ishte ‘Top Albania Radio’ dhe punonte një person që sot e shfaq fytyrën e vet në një televizion tjetër bashkë me një kolegun tim. Në kërkesën time për punën ai tha “po varet”, ka qenë shumë i drejtpërdrejtë.

    Kam ikur nga sytë-këmbët e tij sepse isha shumë e vogël, sapo kisha mbaruar akademinë. Këta mesa duket mjafton që të jesh femër dhe e provojnë”, është shprehur aktorja e njohur, teksa bisedonte në oborrin e shtëpisë me banoren tjetër Julia Ilirjani.