27/07/2024
ShowBiz

Egla Ceno nën kujdesin e mjekëve brenda shtëpisë, në udhëkryq rrugëtimi në Big Brother VIP: Do të ketë një njoftim të dytë

    Egla Ceno është kryefjalë e këtij sezoni në “Big Brother VIP 3” duke qenë një nga lojtaret më të komentuara. Sot, produksioni ka bërë me dije se aktorja e njohur është në gjendje jo të mirë shëndetësore, duke u detyruar që të fusin brenda shtëpisë bluzat e bardha.

    Mjekët i kanë ardhur në ndihmë asaj, ndërsa në videon e shëprndarë nga Big Brother VIP shihet Egla e shtrirë ku i është vendosur edhe një serum. Produksioni njoftoi edhe banorët e tjera, me Jul Dedën që lexoi se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

    Vëllai i Madh ka njoftuar se do të ketë një njoftim të dytë në lidhje me rrugëtimin e aktores në finalen e madhe të 25 majit. Nëse gjendja shëndetësore do të agravojë, ajo mund të lërë këtu këtij reality shoë, ku duhet thënë që është kandidate potenciale për të fituar.