19/05/2024
Maqedoni

E TURPSHME/ Njolloset me bojë të kuqe foto e Bujar Osmanit. Çfarë mesazhi duan të japin autorët?

    Vazhdon vandalizimi i billbordeve të kandidatit shqiptar për president, Bujar Osmani, në vendet me shumicë maqedonase.

    Dje në Autokomandë, ndërsa sot në Strumicë është njollosur me ngjyrë të kuqe portreti i Osmanit në billbord.

    Osmani në paraqitjet e fundit ka kritikuar qarqet nacionaliste në vend, të cilët kërkojnë 61 deputetë për të përjashtuar shqiptarët nga ekzekutivi.