08/11/2024
ShowBiz

“E pija që në sabah, i shaja të gjithë në shtëpi”, aktori i humorit flet për varësinë nga alkooli

    Aktori i humorit, Albano Bogdo, ka rrëfyer varësinë e tij nga alkooli kur ka qenë në moshë më të re. Në një bisedë me Mariana Kondin dhe Floria Agalliun në “Ferma Vip”, ai ka treguar se ka qënë i varur nga alkooli dhe se në moshën 26-vjeçare e la, ku thotë se ia ka larguar Zoti.

    Albano Bogdo tregon se një ditë, teksa po pinte në mëngjes me një shok, shumë më të madh në moshë se ai pati një moment reflektimi dhe pikërisht aty ishte pika e kthesës.

    Ai gjithashtu tregon se 6 vite më vonë, në fund të 2021, kur iu sëmurë mamaja nga Covid-19 vendosi të pinte sërish, por e kuptoi se nuk ishte zgjedhja e duhur që kur piu gotën e parë.Tashmë, aktori i humorit tregon se pi ndonjë gotë për qejf, por pa abuzuar.

    26-27 vjeç e kam lënë alkoolin, s’e kam vënë më në gojë. Shaja komplet nga shtëpia, por për tre minuta thosha të kam vëlla se më rrëshqiti. I dehur, e ke parasysh.

    E kam lënë në 2016. Qe atëherë, deri në fund të 2021, pothuajse 6 vjet nuk kam pirë. Në 2021më zuri Covidi mamanë, ai varianti i fundit Omicron, bleva një shishe me uiski dhe thashë do e pi me fund. U bëra për mamanë se thashë do ma gjej ndonjë gjë.

    Doktori më pa që isha bërë verem më tha mos u bëj injorant, s’të bën asnjë gjë. Unë këtë mama kam i thash, nuk kam tre. Sa zbrita poshtë, bleva uiski një litroshe dhe thashë do e pi të gjithën. 6 vjet nuk kisha pirë asnjë pikë.

    Nga marazi, piva një gisht dhe a e di si u bëra, më vinte për të qeshur. Sa e vura në buzë. Që atëherë pi ndonjëherë. Kur pi bëhem keq. Jemi në një moshë, që një natë të pish, të këput zemra. Jemi 35-55 vjeç, rrezikshmëria dyfishohet.

    Në punë nuk e kam reflektuar asnjëherë, të enjte të premte nuk pija. Në fundjavë nuk veja në shtëpi fare, ikja në hotel. Shyqyr ma hoqi Zoti.

    E pija që në pikë të sabahut. Në një moment, thashë sa turp, kam të gjithë të mirat në jetë, sepse ia bëj vetës këtë gjë se di. E shtyva gotën, i thashë atij shokut ‘na merre ti’, shoku 40 vjeç, e kupton çfarë shoqërie zgjedh. Se s’të flet njeri kur je ashtu, të shmangin me stil njerëzit”, – tregoi ai.