18/05/2024
Botë

E pazakontë/ Mësuesja lidh nxënësin e klasës së dytë me shirit

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kretë të Greqisë ku një mësuese në një shkollë fillore ka lidhur nxënësin e klasës së dytë 8 vjeç me një shirit prej kartoni, pasi i mituri po shkaktonte rrëmujë gjatë orës së mësimit.

    Protothema.gr ka raportuar se mësuesja mori vendimin ekstrem të lidhte nxënësin me shirit në karrige në mënyrë që ai mos të lëvizte, pasi sipas saj nxënësi nuk iu bind vërejtjeve të saj.

    Rasti është denoncuar në polici nga nëna e 8-vjeçarit. Mësuesja po hetohet në gjendje të lirë nga autoritete greke.