Falë amnistisë penale, rreth 800 të burgosur kanë fituar lirinë. Një ndër ta është edhe një Berti, i cili ka qenë i dënuar për dhunë në familje në burgun e Drenovës në Korçë.
Ndryshe nga shumë të tjerë që u pritën nga familjarët, Berti nuk kishte askënd që ta priste jashtë ambienteve të burgut.
Ai u shpreh se tani do të rifillojë jetën nga fillimi, mirëpo duket se nuk është penduar aspak për dhunën që ka ushtruar ndaj gruas, pasi për gazetarët ka thënë “nuk jam penduar se e kishte hak drurin gruaja”.
“Nuk kisha shpresë se më thoshin nuk të kap amnistia. Pastaj më thanë që të kap dhe isha shumë i lumtur. Jetë e re tani, por shumë e vështirë. Nuk jam penduar se e kishte hak drurin gruaja. Atë që bëra e bëra, por nuk do e përsërisja më. Jeta në burg është shumë e vështirë. Unë nuk pata vështirësi se kam punuar në guzhinë. Goca më thoshte mos u mërzit na ke ne. Sot nuk erdhi se ishte vetëm”, tha ai për ”Euronews Albania”.