02/05/2024
ShowBiz

‘Do të ishte 4-vjeç’/ Çiljeta rrëfen humbjen e fëmijës

    Çiljeta ka hapur zemrën ditën e sotme teksa ka rrëfyer një ngjarje të trishtë të jetës së saj. Ajo tregoi gjatë një bisede me Glorian se shtatëzania e saj përfundoi spontanisht, teksa ishe 7 javëshe.

    Çiljeta shprehet se nëse shtatzënia nuk do të kishte përfunduar, tani fëmija do të ishte 4-vjeç.

    “Isha shtatzënë para 4 vjetëve, kur fillova të bashkëjetoja me Albanin. Por më ra. Më ra në javë të shtatë. E humba fëmijën në javën e shtatë. Do të ishte 4 vjeç tani. U mërzita shumë kur ndodhi”, tha ajo.