Atë që prej javësh e thamë, Diola Dosti dhe partneri i saj e konfirmuan ditën e djeshme. Tashmë nuk ka asnjë dyshim dhe nutricionistja e njohur ka rigjetur dashurinë dhe po shijon në maksimum lidhjen e saj me biznesmenin kosovar, Erolld Belegu.
Pas puthjes së famshme e cila i vendosi dhe kapakun aludimeve, Diola dhe Erolldi janë “arratisur” në Bosnja dhe Hercegovina.
Ka qenë vetë Diola e cila në llogarinë e saj në “Facebook” ka postuar foto krah partnerit teksa i falenderojnë të gjithë për mbështetjen dhe respektin që kanë treguar ndaj dashurisë së tyre.
“Në mes të pëshpëritjeve dhe dritave verbuese, ne gjetëm njëri-tjetrin. Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me vendin ku kemi qenë, por edhe ku do të shkojmë së bashku.
Miqtë tanë, familjarëve dhe të gjithëve ju që na mbështetët ju falenderojmë për respektin që treguat ndaj historisë tonë teksa e treguam. Këtu është dashuria, të qeshurat dhe aventurat që na presin”, shkruan Diola.