14/05/2024
ShowBiz

Diola Dosti në lidhje me biznesmenin kosovar shumë vite më të madh?

    Me shpejtësi është duke qarkulluar së fundmi lajmi se ish-banorja e Big Brother Vip 2, nutricionistja e njohur Diola Dosti ka rigjetur dashurinë. Lart e poshtë po thuhet se pas divorcit me ish-bashkëshortin me të cilin ka tre vajza të mrekullueshme, Diola, ka nisur një histori të re dashurie.

    Mediat kosovare aludojnë se nutricionistes po i shkojnë më së miri punët e zemrës pasi është duke shijuar lidhjen me biznesmenin Erolld Belegu, i cili ka qenë edhe presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

    Këto lajme jo më kot kanë marrë dhenë pasi vetë “çifti” dashur pa dashur kanë nxjerrë zbuluar veten.

    Ata kanë postuar në rrjete sociale foto nga i njëjti vend, ndërkohë sipas burimeve për mediat kosovare dyshja janë parë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.