22/05/2024
Maqedoni

Diaspora e Danimarkës i thotë “JO” VLEN-it. Mos na nënçmoni!

    Reagim nga DIASPORA ndaj ‘’Lojës së Shtrigave’’


    Askush nuk është më i shurdhur, se sa ai, që nuk dëshiron të ndëgjoj !

    Diaspora nuk është BARBIE KUKULL

    Të indinjuar jashtë mase ndaj një publikimi nga Grupacioni VLEN pë organizimin e udhëtimit falas me Autobus për zgjedhjet më 08 maj 2024 kërkojmë disa sqarime:

    Jetojmë në Europë, ku vota ka vlerë të shenjtë dhe është absurde të n’a nënçmoni kësisoji!

    Me modesti ju themi se: Sa herë që Atdheu kishte nevojë, Aty ishim.

    Pse n’a nënçmoni për një biletë kthyese 200 €. Nga kush ështe ky investim është pyetje me shumë pikëpyetje?

    Me Kë, Kundër Kujt?

    Kush n’a fton: Vendlindja apo një grupacion që veç është pjësëz e atyre që kërkojnë 61 mandate dhe atë ‘’(61 Без Албанци) 61 Pa Shqiptar’’.

    Egziston mundësia që edhe Fronti të ketë shumë gabime ama, Diaspora nuhat gënjeshtrat dhe herezinë e njerëzve që premtojne dhe nuk i rrijnë përballe premtimit të dhënë, paraprakisht.

    Andaj,

    Për të mos n’a Mallkuar, Nipat e Mbesat, duhet të mbretëroj, urtësia dhe vigjilenca.

    Thirrjet fashiste të atyre që u kan premtuar pjesëmarje në qeverinë pas 9 majit, shkurt dhe shqip nuk janë ndaj BDI-së dhe Ali Ahmetit, por bukfalishtë ndaj Komandantit të UÇ-KOMBËTARE dhe Abas Gjukës andaj mos luani me ndjenjat e Shqiptarëve dhe reshtohuni bashkarishtë dhe njëhere e përgjithmonë t’ua bëjmë me dije se jemi një dhe të pa ndarrë.

    29 prill 2024

    Kopenhagë

    Havzi Sulejmani- Xhaxhi