05/05/2024
Maqedoni

Deri në mesditë në burgun e Idrizovës kanë votuar 235 të burgosur, nga gjithsej 887 votues

    Në burgun e Idrizovës votimi për zgjedhje presidenciale sot po zhvillohet pa probleme.“Përgatitje për votim përfunduan shkëlqyeshëm. Votimi filloi në orën 7:00 dhe po zhvillohet pa probleme. Në Listën zgjedhore për këtë vendvotim numër 2536 janë regjistruar 887 votues, ndërsa deri në mesditë në votim dolën 235”, deklaroi për MIA-n anëtari i Këshillit zgjedhor Toni Trajkovski.Në pajtim me Listën zgjedhore sot duhet të votojnë 2.147 persona të cilët janë në vuajtje të dënimit me burg apo janë në paraburgim.