Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Tiranë, ku dy të rritur kanë marrë peng një 14-vjeçar. Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Çlirim Sina 50 vjeç, banues në Tiranë dhe Aleksandër Sina, 36 vjeç, banues në Përrenjas.
Personat në fjalë dyshohet se kanë marrë me forcë, në automjetin e tyre, një shtetas të mitur 14 vjeç, dhe i kanë hequr lirinë atij, duke e mbajtur në automjet, për shkak të një konflikti që 14-vjeçari ka patur me djalin e shtetasit Ç. S.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.