20/05/2024
Lajme Maqedoni

Bexheti: VLEN po manipulon opinionin për “votat e pastra shqiptare”

    I ftuar në ClickPlus, Blerim Bexheti nga Fronti Europian tha se koalicioni VLEN po mundohet që ta manipuloj opinionin se gjoja kanë pasur vota vetëm nga shqiptarët pasi tha se ky koalicion ka marrë vota edhe nga komunitetet e tjera ndërkohë që numëroi vendet të cilat nuk janë të banuar me shqiptarë por që ata kishin votues.

    “Ne themi shumë ballë hapur si Front Europian dhe nuk fshehemi pas dështimit që kanë pasur ata dhe tentojnë të manipulojnë opinionin se gjoja vota të pastra shqiptare por edhe vet Arben Taravari thotë se po kemi pasur votues edhe maqedon që kanë votuar oër VLEN-in”, tha Bexheti.

    “Brenda Frontit ka mendime se nëse VLEN do të hyjë në Qeveri, humb kuptimi i zgjedhjeve”, thotë Bexheti

    Bexheti tha se pjesëtarë dhe përfaqësues të Frontit Europian kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me formimin e Qeverisë, se në rast se VLEN bëhet pjesë e saj, atëherë humb kuptimi i zgjedhjeve.

    “Sot kishim mbledhje te organeve partiake, gjegjësisht të kryesisë të partisë për situatën aktuale. U shprehshin shqetësime që ka kërkesa nga intelektual, patriot, qytetar të ndryshëm se e humb kuptimin pjesëmarrja në zgjedhje, normalisht ne përfaqësojmë”, tha Blerim Bexheti.

    Bexheti ka bërë apel deri te VLEN-i, që të tregohen të kujdesshëm dhe të shohin se në çfarë aventurash janë duke hyrë.

    “Ju bëj apel të VLEN-it të jenë më të kujdesshëm në aspekt njerëzor, kolegial që mos të pranojnë lehtë shërbimin ndaj këtyre ideve të mbrapshta që i çojnë mas shqiptarët. E them me shumë kompentencë, kam përvojë edhe institucionale, mendoj se jam njohës i mirë edhe i rrethanave juridike. Janë dy çështje shumë të rëndishme që ata duhet të ndalen dhe të mendohen. Të pinë një kafe bashkërisht dhe le të shohin se në çfarë aventurash janë duke hyrë”, tha Bexheti.