18/05/2024
Lajme Maqedoni

Bekim Qoku nuk “VLEN”, Mexhiti, Kasami dhe Gashi e “përjashtojnë” kuadrin e Kurtit! “Bileta e përjashtimit” edhe për Taravarin

    Ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoni e paralajmëruan me bujë të madhe opozitarët shqiptarë të cilët para zgjedhjeve të 24 prillit thanë se do të jenë në koalicion me partinë e kryeministrit Kurti.

    E si figurë të Vetëvendosjes në RMV, e paraqiten këshilltarin e kryeministrit Kurti, Bekim Qoku.

    Ai merrte pjesë në të gjitha aktivitetet parazgjedhore të VLEN-it, për më tepër ju besua numri 2 në zonën 6, të cilës edhe nuk i përket, por me të dalë rezultatet e 24 prillit dhe disfatës së thellë që “VLEN” përjetoi në zonën 5, respektivisht në Ohër dhe Strugë nga vjen Qoku, ai është “përjashtuar” nga aktivitetet dhe me urdhër të liderëve të koalicionit ai nuk do të paraqitet para qytetarëve të zonës 6 ku garon sepse krijon anti-pati.

    Sipas informacioneve brenda kampit opozitar që posedon indeks.mk, Qokut i është thënë që të qëndroj largë medive dhe largë Tetovës e Gostivarit. Në një mënyrë ose tjetër këshilltarit të Kurtit i është obliguar që të dalë në terren në zonën 5, respektivisht në Strugë dhe Ohër edhe pse nuk garon për deputet në atë zonë e jo në terren sbashku me Kasamin, Taravarin dhe të tjerët.

    E gjithë kjo katrahurë e ndodhur në kampin opozitar pas zgjedhjeve, ka larguar edhe vet opozitën nga Vetëvendosja. Me të parë rezultatet dhe humbjen, ata harruan Kurtin dhe VV-në dhe u afruan menjëherë me VMRO-në e Mickoskit.

    Ndërkohë, theksojmë se ditën e djeshme news33.tv bëri me dije se Arben Taravari është “ftohur” me shokët e tij të koalicionit. Ai nuk është parë në asnjë takim që ata kanë zhvilluar.