27/07/2024
ShowBiz

Bëhen bashkë Ghetto Geasy dhe Luiz Ejlli, së shpejti sjellin bashkëpunimin “Ding ding”

    Është përfolur prej muajsh një bashkëpunim mes Luiz Ejllit dhe Ghetto Geasyt. Dhe kjo duket se më në fund po ndodh, siç u njoftua përmes rrjeteve sociale.

    Ata kanë bërë forcat bashkë për herë të parë në një projekt që duket të jetë ritmik. “Ding ding” mban titullin kënga, e cila pritet të prezantohet së shpejti para fansave.

    Getoar Selimi ka qenë një përkrahës i madh i Luizit gjatë kohës që ishte në Big Brother.Artisti shkodran nga ana tjetër e kishte përmendur vazhdimisht duke ia kënduar edhe të gjitha këngët e tij.