07/11/2024
Lajme Maqedoni

Taravari punonte pas shpinës së ASH-së, Izet Mexhiti e ZBULON: Bisedimet për koalicionin kanë nisur që në 2023

    Mbrëmjen e së shtunës koalicioni VLEN  hapi fushatën në Strugë, në Strugën ku dhe sipas Izet Mexhitit ka filluar gjithçka sa i përket këtij koalicioni.

    Teksa anëtarët e ASH-së i besonin Arben Taravarit si kreun e tyre dhe që do t’ i udhëhiqte drejt një fitore të pastër dhe të sigurt, ky i fundit po punonte pas shpinës së tyre. Këtë e ka zbuluar vetë Izet Mexhiti gjatë fjalës së tij mbrëmjen e djeshme ku tha se në qershor të vitit të kaluar ai, së bashku me Arben Taravarin e Bilall Kasamin kanë mbajtur takimet e para për të formuar këtë koalicion.

    “Nëse nuk gaboj, pikërisht këtu ka filluar zanafilla e këtij koalicioni, koalicionit të popullit. Mos gaboj në qershor jemi takuar me dijeni e Bekimit, me Taravarin, me Kasamin për të filluar koalicionin dhe fitoren e parë e kemi që nuk lamë të digjen votat e shqiptarëve”, tha Mexhiti, shkruan news33.tv