19/05/2024
Lajme Maqedoni

Akuzat e Taravarit për ndërrimin e gjyqtarëve, reagon Aleanca për Shqiptarët: E kemi bërë sipas ligjit, Taravari të kërkojë menjëherë falje!

     

    Aleanca për Shqiptarët i është përgjigjur akuzave të bëra nga Arben Taravari se ministri i Drejtësisë ka kërkuar që të ndryshohen gjyqtarët në proces.

    Përmes një postimi zyrtar ASH i bën thirrje Taravarit që të kërkojë falje, pasi kërkesa për ndërrimin e gjyqtarëve është bërë sipas ligjit, nga vetë Aleanca përmes avokatëve dhe me arsye konkrete.

     

    “Arben Taravari ose është i keqinformuar ose është në një lajthitje të plotë dhe për të njëjtën gjë duhet të kërkojë falje publike. Ministri i Drejtësisë në asnjë moment dhe në asnjë rast nuk ka kërkuar të ndërrohet ndonjë gjyqtar në ndonjë proces gjyqësor, kërkesa për ndërrim të gjyqtarëve në procedure të rregullt gjyqësore është bërë nga Aleanca për Shqiptarët përmes avokatit të saj, me arsyet konkrete.

    Braktisja e shtëpisë politike nga ana e Taravarit nuk duhet të shoqërohet me shpifje dhe të pavërteta. Edhe një herë, në mënyrë publike, i bëjmë thirrje individit në fjalë të mos bëhet pengesë ndaj ASH-së, ashtu siç edhe e ka paralajmëruar Hristijan Mickovski”, thuhet në reagim.