11/10/2024
Shqipëri

Aksidenti me 4 të vdekur në Tepelenë, çifti Begaj në mesin e viktimave

    Riza Rrapaj, Lavdosh Begaj dhe Lefteri Begaj (burrë e grua) dhe Afërdita Begaj, janë viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Tepelenë.

    Ka dyshime se shkak për aksidentin me 4 viktima dhe 2 të plagosur rëndë, është bërë 42-vjeçari Rrapaj, i cili po lëvizte me shpejtësi, por edhe lagështia në rrugë. 42-vjeçari ka qenë duke lëvizur me një mjet tip “Benz”, me shpejtësi tej normave të lejuara, kur ka humbur kontrollin dhe pasi ka bërë disa rrokullisje ka përplasur dy mjetet e tjera, tip ‘Toyota’ dhe ‘BMW’.

    Në mjetin ‘Toyota’ lëvizte familja Begaj, që humbi jetën në vendngjarje dhe çifti i bashkëshortëve, Jani Meta dhe Lavdie Meta, që u plagosën rëndë. Ndërsa në mjetin ‘BMW’, udhëtonin tre persona që mbetën të plagosur lehtë.

    Ata kanë marrë mjekime në spitalin e Gjirokastrës dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit rëndë janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.