27/07/2024
Botë

Aksident i rëndë, 2 të vdekur dhe 34 pasagjerë të lënduar, dyshohet se shoferin e zuri gjumi në timon

    Një aksident i rëndë, ka ndodhur në Turqi me pasojë dy të vdekur dhe 34 të lënduar. Mediat në Turqi, raportojnë se një autobus plotë me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

    Aksidenti fatal ka ndodhur në zonën e Babakonağı në autostradën Ankara-Niğde.
    Sipas autoriteteve në Turqi, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë nga shoferi. Mendohet se aksidenti ka ndodhur pasi shoferin e zuri gjumi në timon, shkruajnë mediat vendase.