18/05/2024
Lajme Maqedoni

8 Marsi/ Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, aktivistë thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë në Kosovë

    Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas 8 Mars, me thirrjet “Sot marshojmë, përditë luftojmë”, “Drejtësi për gratë e vrara”, “Drejtësi për gratë e gjalla”, “Punë për mu çfarë pune du”, “Edhe sa thirrje të humbura”, “Poshtë prokuroria patriarkale”, “Poshtë homofobia”, “Trupi jem, e drejta jem”, e slogane të ngjashme, aktivistë dhe qytetarë marshuan në rrugët e Prishtinës.

    Marshi i përvitshëm organizohet nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, duke bërë thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë.

    Qytetarët nisën marshin e tyre nga sheshi Zahir Pajaziti, drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bërë thirrje për drejtësi për gratë e vrara në Kosovë dhe për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës në familje.