19/05/2024
Shqipëri

5 ditë në ujërat e Bunës, polumbarët gjejnë pas tre fëmijëve dhe nënën Alma Arrazi

    Pas 3 ditësh kërkimet, është gjetur në rrjedhën e lumit Buna pranë fshatit Pentarë të njësisë Dajç edhe trupi i pajetë i nënës së tre fëmijëve të mitur, Alma Bushati Arrazi e cila u vetëhodh nga ura e Bunës 5 ditë më parë bashk me 3 fëmijët e mitur, Ergesa, Gresi dhe Ardit Arrazi.

    Me hërët u njoftua se u gjet edhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar. Trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar të Alma Arrazit është gjetur në rrjedhën e lumit Buna në Shkodër pas 5 ditësh.

    Trupi i të voglit është gjetur gjatë kërkimeve intensive që kanë nisur në vendin ku Alma Arrazi u hodh bashkë me tre fëmijët.