02/05/2024
Lajme Maqedoni

VIDEO/ Afrim Gashi flet me lavde për VMRO: Kujdesen për shqiptarët

    Afrim Gashi në një deklaratë për mediat ka folur me lavde për VMRO. Ai tha se pas largimit të Gruevskit në këtë forcë politike ka ardhur një lidership i ri, të cilët tregojnë një kujdes të veçantë ndaj shqiptarëve.

    Sipas Gashit nëse kontrollojmë deklaratat e Mickosit dhe lidershipit të ri nuk do të gjejmë asnjë deklaratë ku shahen shqiptarët.

    “Dhe pas largimit të Nikola Gruevski, në VMRO ka një lidership të ri. Diskursi nëse analizojmë në bazë të diskurit politik janë të kujdesur ndaj shqiptarëve, nuk mund të gjeni asnjë deklaratë antishqiptare

    Hristijan Mickoski dhe lidershipi i ri janë djem dhe vajza më të reja të shkolluar në perëndim e me radhë”, tha ai, shkruan news33.tv