10/10/2024
Lajme Shqipëri

7 Marsi! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

    Në vende të ndryshme të botës festohet Dita e Mësuesve. Ditë që i kushtohet punës dhe vlerësimit të figurës së mësuesve. Por data kur festohet kjo festë, është në ditë të ndryshme, në vende të ndryshme.

    Sot festohet “Dita e Mësuesit”, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe. Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik ( jo fetar ) ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami.

    Ne kete dite ne te gjithe se bashku kujtojme mesuesit tone te pare qe na mesuan shkronjat shqipe,na mesuan se si ta duam dhe ta respektojme atdheun.Na mesuan poezite e bukura te autorve tone te mrekullushem qe cdo fjale e varg i saj te mbetet e te ngulitet thelle ne mendjet tona.Me aq dashuri e respekt jane sjellur me ne per té na mesuar e kritikuar me ate metoden dashamise kur ne benim gabime.Mesimet e mesuesve tone u bene udherrefyes per rrugen tone ne te ardhmen.Ato mesime na ndjekin edhe sot qe kemi dale ne jeten tone te pavarur.Le t’ua dedikojmë suksesin tonë në jetë mesuesve tanë.

    Mesuesit shqiptare ne çdo kohe e ne çdo krahine, kane qene jo thjeshte profesioniste te arsimit, por ne rradhe te pare ishin patriote dhe njerez te emancipuar, agjitatore te shqiptarizmes dhe idealiste, humane dhe artiste te fushave te ndryshme. Cdo njeri nga ne , ka ne zemer monumentin e mesuesit te tij te preferuar, te cilit i falet me mirenjohje. Pra cdo njeri pavarsisht se cfare detyre ka sot, qofte ky minister apo politkan , biznesmen apo punetror, ka qënë dikur nxenes, ka patur perballe Mesuesin, Mesuesen qe s’kursente kohen, frymen, pasionin, jeten, per te brumosur vogelushet me dije, me kulture dhe edukate.

    7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjithë vendin, Edhe njehere gezuar festen tuaj mesues te nderuar e te respektuar!