14/11/2024
Shqipëri

Rrihen me shufra hekuri kushërinjtë

    Një sherr i rëndë ka ndodhur në Kukës, mes katër personave, të afërm me njëri-tjetrin. Bëhet me dije se ditën e djeshme jashtë një lokali janë konfliktuar me fjalë dhe më pas me sende të forta 4 persona, kushërinj.

    Për pasojë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve 22 vjeç dhe 41 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë vëllai dhe kushëriri i 41-vjeçarit, përkatësisht shtetasit 50 vjeç dhe 35 vjeç, të tre banues në fshatin Shtiqen.

    Për shkak të dëmtimeve gjatë konfliktit, shtetasi po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

    Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale, sendi i fortë (shufra prej hekuri) që dyshohet se u përdor gjatë konfliktit.

    Njoftimi i policisë së Kukës:

    Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në një lokal në qytet, ndërmjet 4 shtetasve, të afërm të njëri-tjetrit.

    Vihen në pranga 2 shtetas të përfshirë dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.

    Sekuestrohet sendi i fortë (shufra prej hekuri) që u përdor gjatë konfliktit për motive të dobëta.

    Menjëherë pas njoftimit se mesditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në qytetin e Kukësit, 4 shtetas ishin konfliktuar për motive të dobëta, fizikisht dhe me send të fortë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, përgjegjësin/t.

    Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë konflikt, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve 22 vjeç dhe 41 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë vëllai dhe kushëriri i 41-vjeçarit, përkatësisht shtetasit 50 vjeç dhe 35 vjeç, të tre banues në fshatin Shtiqen.

    Për shkak të dëmtimeve gjatë konfliktit, shtetasi po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

    Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale, sendi i fortë (shufra prej hekuri) që dyshohet se u përdor gjatë konfliktit.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.