14/11/2024
ShowBiz

“Fitoj 9 mijë euro në muaj, por edhe 30 mijë”, rrëfimi shokues i eskortës 23-vjeçare në Tiranë: Klientët kërkojnë…

    Ajo është 23 vjeçe dhe prej disa kohësh jeton në Shqipëri. Puna e saj është eskortë, dhe në këtë mënyrë fiton, në rastin më të keq 4 ose 5 mijë euro, dhe në rastin më të mirë, fiton 8-9 mijë euro.

    Rrëfimi ekskluziv është për Megi Pojanin, në “MeKast” në Top Channel, ku rrëfen sesi e nisi këtë punë dhe pse ka zgjedhur ta bëjë.

    Një pjesë nga intervista:

    Megi: Erdhe një orë me vonesë, ku ishe?
    Eskorta: Në punë
    – Sa u pagove?
    – 100 dhe paratë e taksisë.
    – Sa vjeçe je?
    – 23
    – Më trego pak për fëmijërinë tënde
    – Kam pasur një fëmijëri shumë të mirë, kam prindër të shkëlqyer, por nuk e dinë se çfarë pune bëj, mendojnë se punoj në një klub nate
    – Sa fiton në muaj?
    – Kur nuk është muaj i mbarë 4 ose 5 mijë euro, në muaj të mbarë 8-9 mijë euro. Ose kur të bie jackpot siç fitova 30 mijë. Një klient me mori për 1 muaj. Familjes i dërgoj 400-500 euro
    – Paguan qira?
    – Po, 500 euro. Te shtëpia ku jetoj nuk marr klientë.
    – Si e nise?
    – Punoja në një klub nate dhe aty njoha disa burra të pashëm, më pyetën sesa doja dhe kështu nisi. Në fillim shkoja me njerëz që i pëlqeja, pastaj paratë ishin bonus. Klienti i parë më dha 500 dollarë. Më duheshin para, dhe seksi ishte i mirë. Isha 18 vjeçe kur nisa të bëj seks për para
    – I bën të gjitha?
    – Jo nuk i bëj të gjitha, bëj lojë me role, nuk bëj s*ks anal. Dikush me ofroi 5 mijë dollar që të ishte i pari për këtë por nuk pranova. Sepse nuk janë të gjithë klientët të kujdesshëm, dhe nuk dua të përfundoj në spital dhe të qepem.
    – Bën dush të artë?
    – Mund ta jap, por nuk e bëj asnjëherë… isha në punë dhe isha për dy orë. Pastaj u ngrita dhe doja të shkoja në banjë, dhe ai më kërkoi ta bëja sipër tij, dhe kur e bëra më pagoi 100 më shumë.
    – I puth klientët?
    – Po nuk e kam problem. Disa nuk puthin. Por jam e kujdesshme, sidomos në oralin pa prezervativ
    – Bën kontrolle shëndetësore?
    – Po çdo 6 muaj. Nuk kam asnjë shqetësim shëndetësor por vetëm psikologjike.